Takimi historik i Kadri Veselit me Presidentin amerikan Trump: Kosova e bekuar, ka mbështetjen e SHBA!

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka publikuar sot foton e takimit historik me Presidentin e ri të SHBA, Donald Trump. Ja çfarë shkruan Veseli në rrjetet sociale:

"Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë."