Duel për një vend në Ligën e Kampioneve, Juventus dhe Milan luajnë fatet e sezonit
Një play-off. Nuk ka term më të mirë për të përcaktuar duelin e mbrëmjes së sotme mes Juventus dhe Milan.
Ndeshja mes bardhezinjve dhe kuqezinjve do të jetë vendimtare, në mos përfundimtar, në garën për Ligën e Kampionëve.
Kush humbet është (pothuajse) jashtë garës sepse ndeshjet për të luajtur do të bëhen tre dhe do të kishte pak kohë për ta kompensuar. Pirlo dhe Pioli e dinë se përveç Europës luajnë fatet e tyre në këtë takim. Nëse humbasin ata rrezikojnë konfirmimin për sezonin e ardhshëm.
Prandaj, ky takim pritet të jetë mjaft i luftuar dhe premton spektakël të vërtet për 90 minuta.