Premier League: Liverpool buzëqesh sërish, fiton ndaj Southampton dhe mbetet në garë për Champions

Pas dy barazimeve zhgënjyese ndaj Leeds United dhe Newcastle, Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Southamptonin në “Anfield Road” dhe rriti ndjeshëm shanset për një vend në zonën Champions.

“The reds” rrezikuan jo pak në startin e sfidës, por më pas gjetën golin e avantazhit me anë të Sadio Mane në minutën e 31-të, ndërsa goli që vulosi rezultatin erdhi vetëm në minutën e 90’ me anë të Thiago Alcantarës, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Liverpool.

Kjo fitore e ngjit Liverpoolin në vendin e 6 me 57 pikë dhe me një ndeshje më pak se Leicester i vendit të katërt që ka grumbulluar 63 pikë deri tani, ndërsa djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp tani besojnë plotësisht se mund të arrijnë zonën Champions.