Basha uron myslimanët: Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë sakrificat

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Natën e Madhe të Kadrit, duke kërkuar që zoti t’ua pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat.

‘Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë sakrificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë!