Kryemadhi uron besimtarët: Bashkohem në lutjet për më shumë paqe e begati në familjet shqiptare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi shkruan se në këtë natë të shenjtë Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Bashkohem në lutje me vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam, për më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare!