Skënderbeu merr 1 pikë të artë, Partizani humb kreun

Skënderbeu ka marrë një pikë të artë në luftën për mbijetesë.

Korçarët barazuan me rezultatin 1-1 ndaj Partizanit të cilët u detyruan të zbresin në vendin e dytë në renditjen e Superligës.

Të kuqtë e Ilir Dajës ishin superiorë në pjesën e parë, duke realizuar me anë të Stenio Zhunior, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, korçarët, gjetën forcë, për të barazuar shifrat me Alfred Mensah dhe për të marrë një pikë tepër të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Me këtë barazim Skënderbeu ka barazuar me pikë Bylisin, i cili ka zbritur në vendin e 9-të. Ndërkohë që kreun e ka lëshuar edhe Partizanin, që e sheh veten në vendin e dytë me 58 pikë, 1 më pak se Teuta kryesuese.