Teuta rimerr kreun, durrsakët shkatërrojnë Bylisin

Teuta ka rimarrë kreun e Superligës.

Durrsakët mposhtën me rezultatin 4-0 në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën e Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.

Për Teutën realizuan Albano Aleksi në minutën e 16′, një autogol i Prekës në minutën e 57′, gol i Lorenco Vilës në minutën e 75′ dhe goli i Dejvi Bregut në minutën e 90+3’ duke i vendosur kapakun kësaj sfide.

Me këtë sukses skuadra e Edi Martinit ngjitet në vendin e parë në kuotën e 59 pikëve, +1 pikë nga Partizani i vendit të dytë.