Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësoren

Një tjetër aksident është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Lezhës.

Një automjet raportohet se ka përplasur një këmbesore brenda qytetit.

E reja është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, ndërsa dyshohet se nga perplasja të ketë marrë dëmtime në këmbë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.