Laçi fiton në transfertë ndaj Apolonisë

Laçi ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në “Loni Papuçiu”. Një triumfi i vajtur dhe tepër i luftuar ky i kurbinasve të Shpëtim Duro. 

Ishte Emiljano Musta, heroi që vendosi sfidën. Futbollisti i skuadrës bardhezi, arriti të përfitonte nga një gabim në mbrojtje i fierakëve, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës laçiane.

Me këtë fitore Laçi u ngjit në kuotën e 56 pikëve, ndërkohë që Apolonia mbyll tabelën me 20 pikë.