‘E tmerrshme!’ Trump reagon për kërcënimet me bombë ndaj komunitetit hebre

Presidenti i SHBA, Donald Trump denoncoi sot kërcënimet “e tmerrshme” dhe të “dhimbshme”, sipas tij, që shënjestrojnë komunitetin hebre, pas kërcënimeve me bomba në qendra komunitare dhe përdhosjen e varrezave në SHBA.

“Kërcënimet antisemite që shënjestrojnë komunitetin tonë hebre janë të tmerrshme dhe të dhimbshme”, tha presidenti Trump.

”Ato janë një kujtesë e hapave që duhet të hedhim për të çrrenjosur urrejtjen dhe paragjykimet”, theksoi ai me rastin e një vizite në muzeun e historisë afro-amerikane në Uashington.