Shkoi për plazh, mbytet i moshuari në Shëngjin

Pasditen e sotme, një 71 vjeçar është mbytur në plazhin e Shëngjinit.

I moshuari kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme doli për të bërë plazh, por u mbyt sapo u fut në ujë.

Ky është rasti i parë në prag të nisjes së këtij sezoni turistik në Shqipëri. Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit./ abcnews/