VIDEO-Skandal/ Ja si blihen votat sade nga rilindja, ‘bobi’ nxjerr topin me 50 mijë leksha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal me blerjen e votave nga mbështetës të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një video të postuar në Facebook, dallohet sesi një person brenda një makine, nxjerr topin e lekëve nga kroskoti me prerje 50 mijë lekshe.

Gjithashtu në video dallohet qartë se në kroskotin e makinës janë fletëpalosje të kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

‘Euro per vota! Vota me ble! Vota me ble!’, shkruan Berisha në Facebook./ A.Z/