Kamioni del nga rruga, merr flakë/ Policia: Drejtuesi nga Tirana në gjendje ….

Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një kamion me materiale ndërtimi pasi ka dalë nga rruga, ka marrë flakë.

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 14:00, njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.