Vrau bashkëshorten në derën e gjykatës/ Koço Buzo: Nuk jam unë autori, isha në shtëpi kur …

Edhe pse  në vendin e krimit kishte shumë dëshmitarë, Koço Buzo, bashkëshorti që vrau gruan e tij pranë derës së gjykatës së Elbasanit, ka habitur jo pak me deklaratën e dhënë prej tij në polici.

Ai ka dëshmuar përpara oficerëve të policisë gjyqësore të Elbasanit kur u pyet për vrasjen e bashkëshortes së tij Lilianës, ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi.

Buzo ka thënë se në momentin e vrasjes ai ka qenë në shtëpi dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja.

Madje, ai thekson se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.

Liliana Buzo u qëllua dy ditë më parë sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi.