Formacionet zyrtare/ Barcelona - Atletico Madrid, Messi përballë Suarez

Gjithçka gati! Këtë pasdite, Barcelona pret Atletico Madrid në stadiumin “Camp Nou” për një superndeshje në kuadër të javës së 35-të të La Ligas dhe që sigurisht do të vendosë kampionin e Spanjës 2020-2021.

Ronald Koeman natyrshëm vazhdon me një sistem që jep rezultat, në 3-1-4-2. Shumë të suksesshëm në javët e fundit, dyshja Lionel Messi - Antoine Griezmann do të drejtojë sulmin blaugran. Oscar Mingueza do të luaj si titullar në vend të Ronald Araújo.

Përballë, ekipi i Diego Simeone ndryshon formacion dhe kthehet në një sistem me katër prapa. Angel Correa së bashku me Luis Suarez luajnë në sulm, ndërsa Mario Hermoso kalon në korsinë e majtë. Geoffrey Kondogbia fillon në stol.

Formacionet  zyrtare: