", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/08/auto_E03fs_cXIAEfpci1620478601.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Neymar dhe PSG vazhdojnë së bashku, ylli brazilian rinovon deri më...

Pas thashethemeve të orëve të fundit, njoftimi më në fund ka mbërritur: Neymar Jr ka rinovuar kontratën eme Paris Saint-Germain, duke e zgjatur atë deri në vitin 2025.

Një vit më pak, në krahasim me lajmin që doli dje, por gjithsesi një goditje e madhe për parisianët, të cilët në këtë mënyrë blindojnë një nga xhevahirët e tyre. 

“Është një kënaqësi e madhe të vazhdoj aventurën me PSG, pasi jam shumë i lumtur në Paris. Është një krenari e vërtetë të jesh pjesë e kësaj skuadre. Këtu jam rritur si person, si njeri dhe si lojtar.

Kështu që jam shumë i lumtur që rinovova dhe shpresoj të fitoj shumë më shumë trofe këtu”, tha Neymar pas rinovimit.