‘Faleminderit që mbrojte popullin tim!’ Kryeministri izraelit vizitë historike në Australi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka falënderuar nga Australinë që mbrojti kombin e tij kundër rezolutave të OKB-së gjatë një vizite historike në Sydney.

Të mërkurën Netanyahu u bë lideri i parë izraelit që ka bërë një vizitë zyrtare në Australi.

Ai mbërriti  disa orë pasi Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, shkroi një artikull që kritikonte OKB-në për "rezolutat e njëanshme" dhe të pafavorshme ndaj Izraelit.

Turnbull riafirmoi angazhimin e Australisë për një zgjidhje mes dy shteteve, raporton “BBC”.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump theu një nga traditat e vjetra të politikës së jashtme amerikane, duke mos u shprehur në mënyrë të qartë pro mbështetjes së  një Palestine të pavarur në të ardhmen./SYRI.net/