Atifete Jahjaga në Kukës, ndan përvojën si gruaja e parë Presidente e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, zj. Atifete Jahjaga ndau përvojën e saj si gruaja e parë presidente e Kosovës gjatë një bisede në Këndin Amerikan në Kukës këtë javë, njoftoi sot Ambasada Amerikane në Tiranë.

"Ajo bisedoi me një grup vajzash, që janë pjesë e programit të Këndit Amerikan Kukës për zhvillimin e karrierës. "Mos bëni asnjëherë kompromise me vlerat tuaja dhe mos hiqni kurrë dorë nga ajo çka besoni," ishte mesazhi mbyllës që zj. Jahjaga u drejtoi të rejave, ndërsa ato reflektojnë mbi mundësitë e tyre të karrierës në të ardhmen."