Lukaku vlerëson Adrianon: Jam frymëzuar nga Perandori

“Unë gjithmonë kam dashur të jem si ty. Faleminderit për fjalët e bukura, je më i miri. Perandor”. Me këto fjalë, të publikuara në profilin e tij “Instagram”, Romelu Lukaku ka përshkruar fotografinë që e portretizon së bashku në një videotelefonatë me Adrianon, ish-interist dhe njëri prej lojtarëve nga i cili sulmuesi belg është frymëzuar.

Vetë Adriano më pas i është përgjigjur: “Ti më ngjason, ke forcë dhe cilësi. Je një idhull për mua”. Kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i këtij edicioni të Serisë A dhe Interi ndërkohë është shpallur kampion i Italisë, duke lënë prapa konkurrencën. Romelu Lukaku ndodhet i dyti në klasifikimin e golashënuesve të kampionatit, prapa Kristiano Ronaldos.