At least 25 people were killed during a shootout between police and drug traffickers in Rio de Janeiro, Brazil. pic.twitter.com/L0gsbmXbbU

— Cheddar News ? (@cheddar) May 8, 2021

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/08/auto_op1620454501.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Brazil/ Si në filma aksion: 28 vrarë në operacionin policor kundër trafikantëve të drogës

Numri i të vdekurve nga një operacion policor kundër trafikantëve të drogës në Rio de Janeiro është 28 u shpreh dje policia në raportin e fundit të viktimave të operacionit më të përgjakshëm policor në historinë e këtij qyteti brazilian.

Njëzet e katër persona të tjerë dhe një oficer policie u vranë gjithashtu në operacionin e së enjtes në favela Zakarezino në veri të Rio.

"Inteligjenca konfirmoi se të vdekurit ishin shpërndarës të drogës . Ata qëlluan mbi oficerët e policisë për t'i vrarë ata, me urdhër, " u tha shefi i policisë Alan Turnowski gazetarëve.

Gjakderdhja ka tërhequr kritika të forta nga grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, e cila ka fajësuar policinë për humbjen e jetës "së dënueshme dhe të pajustifikueshme" në një lagje kryesisht me ngjyrë dhe të varfër.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) dje bëri thirrje për një hetim të pavarur në operacionin policor. 

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut Rupert Colville foli për përdorimin "joproporcional dhe të pakuptimtë" të forcës policore.