Britanikët, pushime pa karantinë në Maltë dhe Izrael - por jo në Francë dhe Spanjë

Pushuesve  britanike do t’u hapet drita “jeshile” për të shkuar jashtë vendit pa qenë e nevojshme të karantinohen - por vetëm për në Izrael, Maltë dhe Gjibraltar.

Sidoqoftë, shpresat për një pushim veror në Portugali janë rritur, me ministrat të gatshëm të vendosin gjithashtu destinacionin aq popullor në listën e aprovuar të Anglisë  me sistem tringjyrash semafori.

Sot, Sekretari britanik i Transportit Grant Shapps pritet të zbulojë listën e plotë të destinacioneve të sigurta nga Covid nga 17 maji në një konferencë shtypi në Downing Street.

Destinacionet më të njohura si Franca, Spanja dhe Greqia ka të ngjarë të jenë pak si në ngjyrë kafe, kështu që pushuesit do të duhet të bëjnë dy teste PCR gjatë karantinës së tyre dhjetëditore pas kthimit në atdhe.

Linjat ajrore tashmë kanë filluar të rritin çmimet për në Portugali për fluturimet që mund të rinisin.