Kuvendi hedh në votim sot, komisionin për shkarkimin e Presidentit Meta

Parlamenti i Shqipërisë do të hedhë sot për votim, projektvendimin për ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta..

Në axhendën me 21 pika të parlamentit që mblidhet në orën 10:00 këtë të premte, firmosur nga Kryetari Gramoz Ruçi, kjo pika është e 20-a në radhë, pas votimit të disa dekreteve të Metës, me anë të të cilave ai i ka kthyer mbrapsht Kuvendit për rishqyrtim, disa ligje.

Konkretisht, në pikën 20 thuhet: “ Projektvendim “Për miratimin e raportit dhe propozimit të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për ngritjen e një komisioni hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës”.

PIKA 20 NE RENDIN E DITES SE KUVENDIT, 7 MAJ 2021:

NE VIJIM, AXHENDA E PLOTE: