Berat/ Banorët pa energji, kabina elektrike mori flakë nga foletë e dallëndysheve

Këtë të enjte, një kabinë elektrike në lagjen “Uznovë” në Berat, është përfshirë nga flakët, duke sjellë ndërprerjen e energjisë për një orë në zonë.

Shkak për këtë janë bërë foletë e dallëndysheve që ndodhen në godinë, të cilat kanë sjellë dhe shkëndijën elektrike, raportojnë burime për mediat.

Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës, që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Pas njoftimit të banorëve, në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrëfikëses, që kanë lokalizuar tymin e flakët, duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.

Pas lokalizimit të flakëve, elektriçistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje./ abcnews/