Klosi: Nuk i 'shpërndamë' dot ndihmat në zgjedhje se na u shtri Tomor Alizoti përpara furgonit

Drejtuesi i ‘Çim Peka Live’ e ka pyetur konkretisht drejtuesin politik të PS në qarkun e Beratit se si është e mundur që në këtë qark ku nuk ka asnjë investim, PS të fitojë 5 mandate, ndërkohë që e vetmja vepër që ka bërë PS është ajo e shpërndarjes së ndihmave.

‘Në të gjitha ato që thatë ju vetëm te ndihmat dështuam se nuk i shpërndamë dot se u shtri Tomor Alizoti. Qytetarët e Beratit e votuan përsëri Partinë Socialiste me bindjen se projektet që kemi bërë këto 8 vite e kanë ndryshuar atë qark, dhe po ashtu me bindjen te projekti i qeverisë Rama për mdnatin e tretë, që janë disa arsye më shumë që Berati duhet ta votonte Edi Ramën. Besoj, vazhdoj të jetë një nga qarqet më të majta në Shqipëri.’