Arsen Venger paralajmëron Granit Xhakën për këtë veprim

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, ka deklaruar se ka pasur një bisedë me yllin Granit Xhaka për kartonin e tij të kuq në ndeshjen ndaj Swanseas në fundjavë në Premier Ligë.

Reprezentuesi i Zvicrës këtë xhiro mori kartonin e tij të tetë të kuq në dy vjetët e fundit, dhe Wenger thotë se lojtari i di pasojat dhe se pret nga ai që të jetë më i kujdesshëm.

“Po kam biseduar. Por është vetëm një karton i kuq dhe ne nuk jemi përgjegjës për të kaluarit ku ai i mori tjetërkund. Ai bëri një ndërhyrje që mund të ishte për karton të verdhë apo të kuq dhe nuk ishte me qëllim që të lëndonte dikë. Mendoj se ai është inteligjent sa duhet për të analizuar këtë”, ka thënë Wenger në konferencë për media.

Xhaka iu bashkua Arsenalit këtë verë pas largimit nga Monchengladbachu.