Greqi/ 3421 raste të reja dhe 83 viktima nga Covid

Sipas statistikave, Greqia vijon që të ketë një numër të lartë të rasteve të reja me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 421 raste të reja.

Gjithashtu autoritetet njoftojnë se kanë humbur jetën 83 persona dhe janë shtruar në kujdesin intensiv 754 pacientë.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 355,448 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 10 487 qytetarë.