Ishulli grek tronditet nga një tërmet i fortë

Një tërmet me madhësi 4.1 u regjistrua këtë mëngjes pranë ishullit grek Halki, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeodinamikës së Observatorit nga Athina.

Epiqendra e tërmetit, e cila ndodhi në 2.40 të mëngjesit, ishte në det 18 kilometra në veri të Halki, raporton ANA.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose dëme materiale.