Ndodh edhe kjo/ I terrorizojnë për lekët pasi nuk u dolën votat

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në zonën e Gurit të Zi në Shkodër. Banorët po terrorizohen për lekët që kanë marrë nga njerëzit e PS, për shkak se në kutitë e votimit nuk kanë dalë votat që pretendoheshin. Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha.

MESAZHI I BERISHES

Ndodh edhe kjo në Gurin e Zi, Shkodër!

I terrorizojnë për lekët e votave! sb

Prsh. Jam një banor i fshatit Guri Zi Shkoder, të shkruj për një hall. Na kanë ardhë në shpia me zor me na ofru lekë per vota këto të PS, e tash na vijnë me na marrë shpirtin tu na kërcënu se s’u kanë dalë votat. Na vijnë, na shajnë me rob e me çka kena. Na vijnë na thojnë ‘filan deputet ka me ardhë me ju blloku shpitë se s’keni dhanë votën tamam’. A ka kund ndonjë vend me iu anku se në polici i kanë tanë këto vetë e s’kena forcë me i nxjerrë emrat e tyre që t’i marrë shteti e t’i fusin nëpër burgje. S’na lanë rehat njerëzit e Paulin Sterkës, jena ba me lëshu shpiat. Keni 8 vjet që po na rreni me pushtet, po iherë që na erdhi mundësia neve me ju rrejt, pse po hidheni mor bij bushtrash...