‘Këto janë kohë të vështira për demokracinë/ Këlliçi falenderon qytetarët dhe demokratët e Kombinatit

Kryetari i FRPD-së, njëherazi edhe deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi ka vijuar takimet falënderuese me qytetarët, të rinjtë dhe demokratët e zonës së Kombinatit.

‘Këto janë kohë të vështira për demokracinë e vendit dhe për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri. Unë nuk do të rresht kurrë së besuari te bashkimi për ndryshim, te shqiptarët dhe ëndrra jonë për një vend ku jetohet me nder dhe punë’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Faleminderit bashkëqytetarëve të mi në Kombinat, të rinjve e demokratëve të këtushëm, për mbështjetjen e madhe që i dhanë PD dhe mua më 25 prill!

Këto janë kohë të vështira për demokracinë e vendit dhe për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.

Unë nuk do të rresht kurrë së besuari te bashkimi për ndryshim, te shqiptarët dhe ëndrra jonë për një vend ku jetohet me nder dhe punë.

Unë do të jem çdo ditë në Kombinat. Do të ecim në të njëjtat rrugë. Do të shihemi shpesh e do të bisedojmë si muajt që lamë pas.

Ky është një rrugëtim që unë kam nisur me ju dhe do e vazhdoj me ju.

Faleminderit!