Maqedoni e Veriut/ 4 viktima dhe 323 raste të reja me koronavirus

Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 24 viktima dhe 323 raste të reja me koronavirus nga 2928 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, 714 pacientë janë shëruar ditën e sotme duke e fituar luftën me sëmundjen.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 153197 raste me covid-19, prej të cilëve 135367 janë shëruar, kurse 5016 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoni janë 12754 raste aktive me koronavirus.