Casillas e përjetoi tmerrin sërish, dy vjet pas sulmit në zemër

Iker Casillas u detyrua ta vizitojë dhomën e emergjencës, pasi kishte ndier dhimbje të mëdha gjoksi dhe kishte përjetuar rrahje të shpeshta të zemrës.

Casillas, i cili në vitin 2019 pësoi sulm në zemër në stërvitje me Porton dhe u detyrua t’i japë fund nkarrierës në futboll, po luante tenis me miq kur e kuptoi se zemra po i rrihte çrregullisht.

Pa humbur kohë, ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Casillas shkoi në Spitalin Universitar të Madridit i shoqëruar nga një mik. Pasi bëri teste dhe u kontrollua nga një specialist, ai mësoi se nuk bëhej fjalë për ndonjë sulm në zemër.

Pas sulmit në zemër më 1 maj 2019, Casillas u detyrua të mbyllë karrierën në futbollin profesionist.