‘Punimet te ish-Këneta, hakmarrje për votat’/ Kërtusha e Mazreku, akuza Bashkisë Durrës

Ish-kandidati për kreun e PS Durrës dhe ish-administratori i Kënetës kanë dalë në mbrojtje të banorëve, të cilët protestuan kundër punimeve të bashkisë. Mazreku dhe Kërtusha i kanë cilësuar ndërhyrjet që cenojnë pronat private si hakmarrje politike, pasi ish-Këneta nuk ka votuar në zgjedhje Partinë Socialiste.

Nga SYRI TV

Ish-administratori i zonës së Kënetës, Serjan Mazreku dhe ish-kandidati per kreun e PS-se, Ardit Kërtusha, kanë dalë në mbështetje të banorëve, të cilët një ditë më parë protestuan kundër punimeve të bashkisë për rehabilitimin e një rruge, ku rrezikohet shembja e disa banesave dhe pronave private.

Mazreku dhe Kërtusha kanë deklaruar se kjo ndërhyrje bëhet vetëm për hakmarrje politike, pasi PS ka humbur thellë në këtë zonë.

Mazreku e Kërtusha i kanë bërë thirrje Bashkisë Durrës që kjo e fundit të mos bëjë diferencim, pasi cenohen shumë prona private.

Një ditë më parë, Banorët e lagjes 14 Durrës kanë kundërshtuar punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës në zonën e tyre.

Ata kanë protestuar kundër këtyre punimeve, duke deklaruar se ato po bëhen pa asnjë plan konkret, ndërsa zgjerimi prek pronat e tyre private.