Qeveria e Meksikës: Ata që janë përgjegjës për aksidentin do të ndëshkohen

Meksika do të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për shembjen e mbikalimit, i cili vrau të paktën 24 njerëz dhe plagosi dhjetra kur treni në linjën më të re të metrosë në Mexico City u rrëzua.

I shoqëruar nga zyrtarë të përfshirë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e linjës së metrosë në të cilën u rrëzua treni, Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha se hetimi duhet të bëhet shpejt dhe se asgjë nuk duhet të fshihet nga publiku.

Qyteti është qeverisur nga ish-kryetari i bashkisë Lopez Obrador dhe aleatët e tij që nga fillimi i shekullit, raporton Reuters.

Aksidenti ngriti çështje më të gjera të sigurisë në një nga sistemet më të ngarkuara të metrosë në botë, i cili transporton miliona njerëz çdo ditë.

Rreth 79 njerëz u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi në linjën metro numër 12, e cila u ndërtua ndërsa Ministri aktual i Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard, ishte kryetari i Bashkisë së Mexico City.

"Ajo që ndodhi sot është një tragjedi e tmerrshme. Solidariteti im me viktimat dhe familjet e tyre, "tha Ebrard.

Ai vuri në dukje se shkaqet e aksidentit duhet të hetohen dhe të përcaktohet përgjegjësia, si dhe se ai është në dispozicion të autoriteteve për çdo lloj ndihme.