Si përfundoi India në katastrofën e Covid-19

Të hënën, një zyrtar i lartë nga qeveria federale e Indisë u tha gazetarëve se nuk kishte mungesë të oksigjenit në Delhi ose diku tjetër në vend.

Ndërsa ai fliste, disa spitale të vegjël - vetëm disa milje nga vendi ku ai qëndronte në kryeqytet - po dërgonin mesazhe të dëshpëruara me lutje për ata që kishin oksigjen për t;u shpëtuar jetën pacientëve.

Mjeku kryesor i një prej spitaleve - një strukturë pediatrike e specializuar - i tha BBC se zemrat tona kishin ngrirë për shkak të rrezikut të vdekjes së fëmijëve.  Ata morën furnizime menjëherë, pasi ndërhyri një politikan i zonës.

E megjithatë, qeveria federale ka insistuar vazhdimisht se nuk kishte asnjë mungesë. "Ne po përballemi me probleme vetëm në transportin e oksigjenit," tha Piyush Goyal, një zyrtar i lartë nga Ministria e Brendshme e Indisë.

Ai gjithashtu këshilloi spitalet të "sigurojnë përdorim me zgjuarsi të oksigjenit sipas udhëzimeve". Disa mjekë që kanë folur me BBC thonë se po u japin oksigjen vetëm pacientëve që kanë nevojë për të, por nuk ka aq sa duhet.

Por ekspertët thonë se mungesa e oksigjenit është vetëm një nga problemet që tregon se qeveritë federale dhe ato shtetërore nuk ishin të përgatitura, pasi nuk arritën të bënin sa duhet për të ndaluar ose minimizuar dëmtimin e valës së dytë.

s