Negociatat/ Euronews: Franca dhe Holanda mund të vendosin veto

Brukseli po planifikon që të rekomandojë nisjen e negociatave të pranimit mes Tiranës dhe vendeve të BE-së.

Kështu raporton rrjeti televiziv Euronews.

Sipas tyre, Shqipëria është bërë vend kandidat që në vitin 2014, por negociatat nuk janë hapur edhe pse janë rekomanduar nga Komisioni Europian.

Euronews shkruan se Franca dhe Holanda kanë bllokuar nisjen e negociatave me Shqipëri.

“Këto vende mund të vendosin sërish veton ndaj përpjekjeve të fundit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit kur të merret një vendim në samitin e qershorit,” raporton rrjeti i njohur televiziv.

Shqipëria ka dalë nga një proces zgjedhor problematik, ndërkohë që mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ishte një kusht i BE-së për nisjen e bisedimeve.