Berisha: E turpshme, Lu e Vlahutin janë si dy guvernatorë që po qeverisin këtë vend

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur të paaftë kreun aktual të qeverisë, Edi Rama, për të qeverisur vendin.

Në një intervistë për gazetarën Eni Vasili, Berisha u shpreh se në Shqipëri, Rama ka lënë të qeverisin dy guvernatorë, të cilët janë ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

“Edi Rama është bërë si legen. Lë dy guvernatorë të bëjnë si të duan në këtë vend. Dy ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së.Dy ambsadorët sillen si guvernatorë këtu. Nuk mund të sillen kurrë në këtë mënyrë”, u shpreh ish-kreu i qeverisë.

Me pas Berisha theksoi se SHBA dhe BE janë aleatë dhe partnerë të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, por "këta dy ambasadorë Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë në unision me interesat e Edi Ramës.

Administrata amerikane mbetet mike, por kam një rast kur shefat e një ambasadori amerikan  i foli ambasadorit të tyre në Tiranë që të mos kaloj cakun e tij diplomatik.