Pique i 'prish' festën e Scudetto-s Vidalit

Gerard Pique edhe një herë tregoi aftësinë për të provokuar. Mbrojtësi katalanas bëri shaka me ish shokun e tij të skuadrës Arturo Vidal në një postim të kilienit në llogarinë e tij personale në Instagram. Një shembull më shumë i karakterit të futbollistit të Barcelonës dhe mënyrës se si ai merret me shokët dhe ish shokët e skuadrës.

Pasi fitoi Scudetto-n me Interin, Vidal postoi një foto në Instagram duke u mburrur se kishte fituar 12 kampionate në një karrierë 15-vjeçare si një futbollist profesionist. “Shumë vite, shumë bashkëlojtarë, klube të shkëlqyera dhe shumë tifozë. Mirënjohës atyre që më kanë shoqëruar në çdo arritje. E di që ka ende shumë histori për të treguar. Ne po shkojmë për më shumë ” , Vidal iu referua katër kampionateve të fituar me Colo-Colo, katër me Juve, tre me Bayern, një me Barçën dhe të fundit me Inter, por pa arritur të fitoi Ligën e Kampioneve.

Këtu ndërhyri Pique, i cili komentoi në foto, duke ngacmuar kilenin. "Nëse luan kundër të çalëve ...  kur (do ta fitoni) Ligën e Kampionëve?". Një sfidë të cilës Vidal iu përgjigj menjëherë "tjetra do të jetë e imja" .