Iran/ Bie nga dritarja e banesës së saj, ndërron jetë diplomatja zviceriane

Sekretarja e parë në ambasadën zviceriane në Teheran është gjetur e vdekur ditën e sotme pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe ku ajo jetonte në veri të qytetit.

Ministria e jashtme zviceriane (FDFA) është shprehur se një punonjësja e ambasadës së saj në Iran ka ndërruar jetë nga një aksident, pa identifikuar viktimën.

"FDFA dhe këshilltari i saj federal Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes' wshtw shprehur ministria e jashtme zviceriane.

 Zëdhënësi i Shërbimeve të Urgjencës iraniane Mojtaba Khaledi tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar pasi një punonjës që mbërriti në banesën e saj të martën herët në mëngjes, vuri re se ajo ishte zhdukur, njoftoi agjencia e lajmeve Fars .

‘Ky person ishte sekretarja e parë e ambasadës zviceriane’ i tha Khaledi agjencisë duke shtuar:

'Shkaku i rënies së saj ende nuk është përcaktuar. Asnjë hipotezë nuk përjashtohet, përfshirë vrasjen, vetëvrasjen ose aksidentin ".