Basha nuk do njohë zgjedhjet, Rama: Ata le të merren me ne, ne do të ...

Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së sotme të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit tha se nuk do ti njohë zgjedhjet e 25 prillit, pasi ato janë produkt i një proçesi të vjedhjes së votave.

Rama shkruan në Twitter, se nuk do të merret me politikën e vjetër dhe do të shikojë vetëm përpara.

Postimi i Edi Ramës ne Twitter:

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.

Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t'i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!

Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë!