7 ushqimet më të mira për të detoksifikuar mëlçinë

Mëlçia është përgjegjëse për largimin e toksinave nga trupi përmes pastrimit të vazhdueshëm të gjakut.

Më poshtë do të gjeni disa ushqime që duhet të hani rregullisht për të mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshëm:

Hudhra: është e pasur me përbërje squfuri që aktivizojnë enzimat në mëlçi që janë përgjegjëse për largimin e toksinave. Ai gjithashtu përmban alicinë dhe selen dy lëndë ushqyese të rëndësishme që ndihmojnë në mbrotjen e mëlçisë nga dëmtimet toksike dhe ndihmojnë procesin e detoksifikimit.

 Gejpfruit: është i pasur me vitamin c dhe antioksidantë të fuqishëm për mëlçinë. Ai gjithashtu përmban përbërës që rrisin prodhimin e enzimave detoksifikuese të mëlçisë, si dhe antioksidant naringenin që ndihmon mëlçinë të djegë dhjamin në vend që ta ruajë atë.

Caji jeshil: është i pasur me katekina një lloj antioksiduesi që hulumtimet kanë treguar se zvogëlon akumulimin e yndyrës në mëlçi dhe ndihmon në funksionimin e tij. Ajo gjithashtu mbron nga toksinat që mund të shkaktojnë dëme serioze në mëlçi.

Perimet jeshile: Perimet me gjethe jeshile të tilla si rukola, spinaqi, luleradhiqja dhe rrepa përmbajnë përbërje që neutralizojnë metalet e rënda, të cilat mund të dëmotjnë mëlçinë. Perimet me gjethe jeshile eleminojnë pesticidet dhe herbicid.

Avokado: është e pasur me përbërje që prodhojnë glutation dhe rrit shëndetin e mëlçisë duke e mbrojtur atë nga mbingarkesa e toksinave dhe rrit veprimtarinë e saj pastrues. Studimet kanë treguar se ngrënia e 1-2 avokados në javë për 30 ditë mund të korrigjojë dëmtimin e mëlçisë.

Arra: ato janë të pasura me L-argininë një nga 22 aminoacidet protein, glutathione dhe acide yndyrore omega -3 dhe ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë.Arrat gjithashtu ndihmojnë në oksigjenimin e gjakut.

Shafrani i Indisë: Kurkumina është një përbërësit më të fuqishëm anti-inflamator për ruajten e mëlçisë së shëndetshme. Ndihmon në mbortjen e kanalit biliar duke përmisuar rrjedhën e tëmthit. Ajo rinovon qelizat e mëlçisë dhe parandalon shndërrimin e toksinave.