Ulen rastet e reja/ Italia regjistron 256 viktima nga Covid në 24 orë

Në Itali janë regjistruar 5.948 në 121.829 tamponë të kryer në 24 orët e fundit.

Nga të dhënat shohim një ulje të personave pozitivë po ashtu edhe numri i tamponëve është ulur.

Ndërsa personat që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit janë 256 duke rritur në 121.433 numrin total të personave që kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë. Të shëruarit janë 13.038 persona.

Pacientët e shtruar në spital janë18.395 persona nga të cilët 2490 janë në terapi intensive.