Basha: PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Do të grumbullojmë faktet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim drejtuesit e degëve ku ka bërë një analizë për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit, duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor.

Kreu i demokratëve është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD-së nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

'PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Do të vazhdojmë të grumbullojmë faktet', është shprehur kreu i PD-se, Lulzim Basha gjate takimi me kreret e rretheve.

'Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Do te vazhdohet me grumbullimin e fakteve', ka deklaruar Basha.

Basha deklaroi sot duke dalë nga selia blu se beteja do të vazhdojë deri në fund në përgjigje të zërave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve.