Elbasan/ Pallati përfshihet nga flakët, digjen 2 makina të parkuara, evakuohen banorët

Një pallat në lagjen ‘5 Maji’, afër gjykatës në Elbasan është përfshirë nga flakët, duke sjellë edhe evakuimin e banorëve.

Sipas informacioneve për Syri TV dhe Syri.net, zjarri ka rënë në bodrumin e pallatit, por ende nuk dihet nëse ka banorë të rrezikuar nga flakët.

Ndërkohë deri tani raportohet se dy makina janë djegur dhe zjarri ka depërtuar në parkingun e pallatit.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, por mesa duket akoma nuk ka arritur të kontrollojë flakët.