Basha pret shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR

Teksa ka kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD Lulzim Basha ka takuar shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

Misioni i OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve po zhvillon një takim të parë me Bashën në PD pas 25 prillit.

Burimet bëjnë me dije se të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate, kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.