PS mbledh firmat e deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës

Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pas mbledhjes se firmave të premten, socialistët e kanë depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor.

Pritet qe kjo kërkesë të kalojë nesër ne seance plenare, por kjo do të vendoset sot në konferencën e kryetareve, që do te zhvillojë mbledhjen online.

Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.