", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/03/auto_1620026146-dron-2048x11501620029321.jpg", "width": 900, "height": 505 } }

Modeli Ballist Morina mbërrin edhe në Argjentinë, dron me flamur në derbin e Rosarios

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Argjentinë, u luajt derbi i Rozarios. Rosario Central sfidonte në shtëpi ish-skuadrën e Leo Messit, Newell’s Old Boys.

Në fillim të ndeshjes ndodhi një episod, që na ngjall nostalgji gjithë shqiptarëve dhe na kujton dronin e hedhur në mes të Beogradit nga Ballist Morina, në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

 Në minutën e katërt të ndeshjes një dron i ngjashëm me atë të Morinës në vitin 2015, me flamurin e vendasve të Rosario Central, zbriti në fushë dhe iu dorëzua lojtarëve.

Ky episod është bërë viral menjëherë në rrjetet sociale, teksa shumë përshtypje ka lënë gjesti i Pablo Perez, lojtar i Newell, i cili shkoi dhe e shkatërroi dronin.