Shpërthen stacioni i pompimit, plagoset një punëtor, transportohet në spital me djegie të shumta
Një stacion pompimi nafte në “Qafë të Kashit” në Mallakastër mësohet se ka shpërthyer.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një punëtorë, i cili ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.