Greqia, ndër shtetet e para të BE që do të provojë pasaportën e vaksinimit

Greqia është ndër shtetet e para që do të marrin pjesë në provat për lëshimin e çertifikatave dixhitale "të gjelbërta" që konfirmojnë se udhëtarët janë vaksinuar kundër Covid-19, tha të premten një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.

Zyrtari tha se vendet e BE0së ishin të ndara në tre grupe bazuar në atë se sa teknikisht janë të gatshëm të lëshojnë çertifikata, ndërsa provat pritet të fillojnë në javën e dytë të majit.

Përveç Greqisë, vendet që i përkasin grupit të parë përfshijnë Spanjën, Italinë, Maltën, Bullgarinë, Estoninë dhe Luksemburgun.

 Qiproja është në grupin e dytë dhe do të kryejë prova pak më vonë.

Çertifikata e gjelbër dixhitale do të jetë teknikisht e gatshme në 1 qershor dhe do të funksionojë plotësisht në 30 qershor, tha zyrtari