A do të jemi më të varfër këtë mandat? Eksperti: Është premtuar model i kopjuar për ekonominë

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj në studion e Ekonomi Plus, përballë moderatores Klaudja Karabolli shpjegoi si e shikon ai premtimet që janë dhënë për zhvillimin ekonomik në vend  gjatë këtij mandati të tretë të qeverisë.

“Ka pasur një ngritje sezonale të punësimeve gjatë fushatës elektorale vetëm dy muaj para fushatës

Dhe me siguri që dy muaj pas fushatës do të kemi tkurrje.

Si fillim duhet një strategji e ekonomisë kombëtare, ekspertët të bëjnë planifikime në terren. Pra në një pikë kryesore duhet studiuar dhe duhet dhënë forcë dhe pikë referimi ku të referohemi.

Nuk këshillohet të kopjohët një model ekonomik nga vendet e BE me situatën në vendin tonë. “