Edin Dzeko hyn në historinë e mitikut 'Old Trafford'

Lojtarët e Manchester United mundën Romën me rezultatin 6 - 2 mbrëmjen e djeshme, dhe Edin Dzeko hyri në historinë e stadiumit “Old Trafford” me një gol në minutën e 34-të.

Dzeko u bë futbollisti i vetëm që ka shënuar gol kundër “Djajve të Kuq” në stadiumin mitik në tre dekada të ndryshme.

Jo vetëm kaq, Dzeko e bëri këtë, duke veshur fanellat e tre klubeve të ndryshme në tre kompeticione të ndryshme.

Dje, ai tundi rrjetën e United, teksa mbante veshur fanellën e Romës në Europa League, dhe para kësaj ai shënoi me fanellën e Wolfsburgut më 30 shtator 2009 në humbjen 2: 1 në Ligën e Kampionëve dhe më 23 tetor 2011 në Premier League angleze, ku luante për Manchester City në fitoren 6: 1.

Dzeko shënoi tetë gola dhe dhuroi dy asiste në një total prej dhjetë ndeshjesh në të gjitha kompeticionet kundër Manchester United.